Buletin

Buletini i FSFE-së - nëntor 2017

Shkruar nga  më  

FSFE-ja paraqet Fiduciary Licensing Agreement 2.0 të modernizuar

Fiduciary License Agreement (FLA) e FSFE-së qe sjellë për herë të parë më 2002-shin, si përgjigje ndaj sfidës së administrimit të të drejtave dhe lëndës brenda projektesh Software-i të Lirë përgjatë periudhash të gjata kohe. FLA-ja përfaqëson një marrëveshje kontributori e baraspeshuar mirë, që i jep dorëzanit, përgjegjës për administrimin e të drejtave brenda një projekti Software-i të Lirë, pushtet dhe përgjegjësi për garantimin që software-i i kontribuar të mbesë i lirë dhe i hapur. Në këtë mënyrë projekti, tok me krejt kontribuesit përkatës, janë të mbrojtur nga çdo shpërdorim i pushtetit nga mbajtës të mundshëm të rinj të të drejtave të kopjimit.

Por shqyrtimi i fundit i FLA-së fillestare qe më 2007-n dhe jemi të lumtur të paraqesim versionin e përmirësuar dhe të modernizuar - FLA-2.0. Përmirësimet më të rëndësishme janë mbulimi që FLA-2.0 tani u bën edhe patentave, dhe krijon mundësi për më tepër mundësi praktike licencimi të synuara drejt palësh të treta – përfshi referimin ndaj një rregulli të jashtëm licencimi. Veç kësaj, hartimi i ri është përmirësuar mjaft, si në përputhjen e tij me më tepër juridiksione, ashtu edhe për të qenë më i lehtë të kuptohet dhe zbatohet nga kushdo.

Për FLA-2.0, FSFE-ja bashkëpunoi me ContributorAgreements.org dhe e integroi FLA-2.0 në zgjedhësin/prodhuesin e tyre për Marrëveshje Licencimi të Drejtash Kopjimi (CLA), me qëllim për ta bërë përdorimin e FLA-së më të lehtë për projektet dhe zhvilluesit. Si efekt anësor, janë përditësuar krejt CLA-të te ContributorAgreements.org, në vijim të disa përmirësimeve prej FLA-së.

Asambleja e Përgjithshme 2017: anëtarë të rinj, role të reja dhe drejtime të reja

Anëtarët e Free Software Foundation Europe mbajtën Asamblenë e tyre të Përgjithshme më 15 Tetor, në Edinburg, Skoci. Takimi vjetor mbahet për të diskutuar strategjitë për vitin që vjen dhe për të caktuar udhën e drejtimit të përgjithshëm të organizmit. Përveç gjërash të tjera, Asambleja e Përgjithshme përgatiti një rrugë për disa reforma në strukturën organizative dhe adoptoi një Kod Sjelljeje të përgjithshëm për FSFE-në. Patrick Ohnewein u përzgjodh si arkëtari i ri, dhe shoqatës iu bashkuan gjashtë anëtarë të rinj. Më hollësisht mund të lexoni protokollin e mbledhjes si dhe një përmbledhje rreth propozimeve të pranuara, te lajmi përkatës.

[ Në versionin online keni një foto: ]
[ Pjesëmarrës të Asamblesë së Përgjithshme 2017 ]
[ https://pics.fsfe.org/uploads/big/fcff28de66009c11d4efb972ad828448.jpg ]


Ndihmonani të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

Mos humbni rastin! Veprimtari së afërmi me FSFE-në

Listën e veprimtarive të ardhshme të FSFE-së e gjeni te faqja jonë e veprimtarive.

Kontribuoni te buletini ynë

Nëse doni të ndani me të tjerët mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!

Falënderime për krejt bashkësinë tonë, për krejt vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime për përkthyesit tanë, që u bëjnë të mundur lexuesve tanë ta lexojnë këtë buletin në gjuhën e tyre amtare.

Redaktori juaj, Erik Albers


Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s