Buletin

Buletini i FSFE-së - Korrik 2017

më  

FSFE-ja tani ofron strehim Git për përkrahësit e saj

Ndarja me të tjerët e dijeve dhe thellimi i bashkëpunimit janë parime bazë të bashkësisë së Software-it të Lirë. Ndaj, FSFE-ja është e gëzuar t’u ofrojë tani përkrahësve dhe vullnetarëve të regjistruar një platformë krijimi dhe administrimi deposh Git me një ndërfaqe të rehatshme, nën git.fsfe.org.

Me git.fsfe.org, FSFE-ja u lejon përkrahësve të saj të ndajnë me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë në një platformë që respekton plotësisht lirinë e tyre. Dhe teksa përdoruesit janë të lirë ta përdorin këtë platformë për qëllimet e tyre private, ne e nxisim cilindo veprimtar dhe grup lokal të FSFE-së të strehojnë kod që përdorin për veprimtaritë e tyre FSFE, dhe të ndajnë me të tjerët minuta nga takimet e tyre si grupe FSFE, dhe të tjera dokumente të këtyre grupeve, si dhe çfarëdo informacioni tjetër me interes publik. Në këtë mënyrë, do të donim të lehtësonim dhe nxisnim bashkëpunimin, dhënien e përshtypjeve dhe frymën krijuese brenda bashkësisë tonë pan-europiane.

Ekipet zyrtare dhe grupet e punës së FSFE-së do të përpiqen të migrojnë në këtë platformë sa më shumë kod dhe kartela me rëndësi që të jetë e mundur. Për shembull, zhvillime të ardhshme të sajtit, material promocional, dhe programthe të dobishme për punën e përditshme të entit. Për fillestarë në Git shërbimin e shpjegojmë hollësi te wiki e FSFE-së. Përdoruesit e përparuar janë të mirëpritur të ndihmojnë në zgjerimin e udhërrëfyesve për rrjedhat më të zakonshme të punës në Git.

Gjenani dhe përdorni, studioni, ndani me të tjerët dhe përmirësoni te git.fsfe.org.

R2D2 loves Free Software

Na ndihmoni të fuqizohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s https://fsfe.org/join/nl2017-07


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

S’duhen humbur! Veprimtari së afërmi me FSFE-në

Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë

Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej t’i përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!

Falënderime për krejt vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë.

Redaktori juaj, Erik Albers

[**] Në foto: R2D2, duke vizituar stendën e FSFE-së gjatë Maker Faire në Berlin.
Keni ndonjë foto të bukur të një stende (dhe ekipi) të FSFE-së që do të donit të ndanit me bashkësinë tonë? Ju lutemi, dërgojeni te contact@fsfe.org. Na pëlqejnë shumë fotot e stendave <3