Buletin

Buletini i FSFE-së - maj 2016

më  

Me licencimin FRAND, BE-ja vë në rrezik synimet e veta mbi standardizimin

Si pjesë e strategjisë për Treg të Përbashkët Dixhital, Komisioni Europian ka botuar një material rreth përparësive në standardizimin TIK si një nga faktorët kyçë në ekonominë dixhitale. FSFE-ja mirëpret frymën e përgjithshme të trajtimit të shpërfaqur në material në favor të standardeve më të hapura dhe përfshirjes më të gjerë të bashkësive të Software-it të Lirë në proceset e standardizimit.

Megjithatë, dokumentit i mungon kuptimi i saktë i kushteve të licencimit në patenta thelbësore për standardet, çka do të mundësonte përfshirjen e Software-it të Lirë në proceset e vënies së standardeve. Në mënyrë të veçantë, FSFE-ja shpreh shqetësimin e saj lidhur me promovimin e kushteve të licencimit të ashtuquajtur "të paanshëm, të arsyeshëm, dhe jodiskriminues (FRAND) të cilat në praktikë janë të papërputhshme me Software-in e Lirë. Në këtë mënyrë, dokumenti vë në rrezik krejt përpjekjet e bëra nga Komisioni Europian për integrimin e bashkësive të Software-it të Lirë në standardizim.

Komisioni Europian vs Google Android

Më 20 prill, Komisioni Europian parashtroi akuzat e veta lidhur me praktika biznesi të kompanisë Google për sa i përket sistemit operativ Android. Sipas Komisionit, Google po abuzon me pozicionin e vet zotërues të tregut duke parainstaluar dhe vënë si parazgjedhje aplikacionet Google Search, Google Play Store dhe Google Chrome në shumicën e pajisjeve Android të shitura në Europë. Këto praktika u zënë rrugën e hyrjes në treg motorëve konkurrentë të kërkimit.

FSFE-ja ka shprehu edhe më parë shqetësimet e veta lidhur me ankesën kundër shpërndarjes falas të Android-it që i është parashtruar Komisionit Europian nga një koalicion i disa mundësuesve të shërbimeve në internet, të cilët pretendonin që kjo praktikë është e dëmshme për konkurrencën. Ne u shprehëm kundër ankesës, ngaqë ajo minon krejt thelbin e licencimit të Software-it të Lirë, dhe gëzohemi teksa shohim që Komisioni në çështjen e vet antitrust kundër kompanisë Google, e hodhi poshtë atë ankesë.

Nga bashkësia

Ç’kemi bërë tjetër?

Hidhuni Në Veprim

Nga 2 – 4 shtator, 2016, do të zhvillohet takimi i parë i përgjithshëm i FSFE-së, një veprimtari kushtuar bashkësisë sonë. Për ta bërë të veçantë dhe tërheqës për këdo, kemi lëshuar javën e shkuar një Thirrje për Pjesëmarrje për krejt anëtarët tanë shok dhe te listat tona të postimeve. Përfitoni nga rasti dhe bëhuni pjesë e veprimtarisë kryesore të FSFE-së për 2016, duke u bërë një folës ose vullnetar, duke organizuar një praktikë ose veprimtari tjetër.

Lajme të mira nga Software-i i Lirë

Ministria e Financës dhe Administratave Publike në Spanjëbotoi zgjidhjen e saj, të bazuar në web, për arkivimin e kartelave elektronike nën licencë Software-i të Lirë. As Franca s’mbete prapa dhe së fundi botoi kodin burim të përllogaritësin fiskal të përdorur nga administrata fiskale frënge në llogaritjen e taksave mbi të ardhura për individët në Francë, si rrjedhojë e një çështjeje gjyqësore në gjykatën administrative të Parisit që arriti në përfundimin se kodi burim i një software-i të shkruar nga dhe për autoritetet publike duhet konsideruar si informacion publik që mund të përdoret lirisht.

Falënderime për krejt vullnetarët , anëtarët shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Erik Albers, FSFE